Turqia ngushëllon Rusinë për humbjet e shkaktuara nga aksidenti ajror

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e 6 anëtarëve të ekuipazhit në aksidentin ajror në rajonin Habarovsk të Rusisë.

1709952
Turqia ngushëllon Rusinë për humbjet e shkaktuara nga aksidenti ajror

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e 6 anëtarëve të ekuipazhit në aksidentin ajror në rajonin Habarovsk të Rusisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shprehet keqardhja për vdekjen e 6 anëtarëve të ekuipazhit të një aeroplan që u rrëzua në rajonin Habarovsk.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit mik të Federatës Ruse dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën si dhe për Qeverinë e Federatës Ruse”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë njoftoi dje (e enjte) se një avion tip AN-26 u zhduk nga radari 38 kilometra nga Aeroporti i Habarovskit. Agjencitë ruse të lajmeve kishin njoftuar se të 6 anëtarët e ekuipazhit vdiqën si pasojë e aksidentit, duke i bazuar lajmet tek autoritetet vendore.



Lajme të ngjashme