Presidenti Erdogan vazhdon takimet bilaterale në ShBA

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon takime dypalëshe në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku ka shkuar për të marrë pjesë në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

1708663
Presidenti Erdogan vazhdon takimet bilaterale në ShBA
volkan bozkir-erdogan.jpg
boris johnson-erdogan.jpg
erdogan-new york times heyeti.jpg

Presidenti Erdoani priti veçmas në takim Volkan Bozkir, i cili është Kryetar i Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të OKB-së, dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Të dyja pritjet u zhvilluan pa praninë e medias në ndërtesën e sapohapur dje “Shtëpia Turke” (Türkevi) në Nju-Jork.

Në “Shtëpinë Turke” Presidenti Erdoan priti gjithashtu në takim edhe delegacionin e “New York Times”.

Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalın, CEO dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë “Anadolu Agency” Serdar Karagoz.

 


Lajme të ngjashme