Erdogan: Kemi arritur pragun kritik në eksportet botërore, kemi thyer rekord pas rekordi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka kapërcyer pragun kritik dhe ka arritur në nivelin e 1% të pjesës së eksportit botëror.

1707600
Erdogan: Kemi arritur pragun kritik në eksportet botërore, kemi thyer rekord pas rekordi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka kapërcyer pragun kritik dhe ka arritur në nivelin e 1% të pjesës së eksportit botëror.

Erdogan mbajti një fjalim në sesionin e 28-të të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) dhe Ceremoninë e çmimeve për kampionët e eksportit.

“Karta më e rëndësishme e Turqisë, e cila vazhdon rrugën e saj duke rritur vazhdimisht investimet dhe prodhimin në mënyrë që të bëhet një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, është fuqia e saj eksportuese. Ne synojmë të rrisim numrin e eksportuesve tanë fillimisht në 150 mijë dhe më pas në 300 mijë”, tha Erdogan.

Duke bërë të ditur se “Vitin e kaluar, ne patëm një performancë shumë të mirë në eksporte. Ne jemi në një nivel shumë më të mirë këtë vit” - Erdogan, tha:

Ne arritëm shifrat më të larta të eksportit në historinë e Republikës në bazë 6-mujore dhe 12-mujore. Eksportet tona 12-mujore për herë të parë tejkaluan pragun prej 200 miliardë dollarësh dhe thyen një rekord me 210 miliardë dollarë. Në gusht, ne arritëm rekordin e të gjitha kohërave me 19 miliardë dollarë, një rritje prej 52 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në shtator shpresojmë të arrijmë në 20 miliardë dollarë.”

Erdogan deklaroi se Turqia, e cila regjistroi një rritje rekord prej 21.7 për qind në tremujorin e dytë, me rritjen e shpejtë të eksporteve ka pak shembuj për t'u krahasuar.

Duke dhënë sihariqin se ata po krijojnë një fond për zhvillimin e eksportit, që do të sigurojë financim në përputhje me shpejtësinë e rritjes së eksporteve, Erdogan tha: "Falë këtij fondi, i cili do të krijohet me kontributet e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, do të eliminohen problemi i garancisë në qasjen e eksportuesve tanë në financa."



Lajme të ngjashme