Çavusoglu zhvillon një bisedë telefonike me homologun rus, Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

1693422

Sipas informacioneve të marra nga Ministria gjatë bisedës midis Çavusoglu dhe Lavrov, u diskutua për situatën e fundit në Afganistan.

Edhe sipas informacioneve të siguruara nga Ministria e Jashtme ruse, ministrat e dy vendeve u bënë thirrje forcave kryesore kombëtare të vendosin sigurinë dhe rendin në vend sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar stabilitetin në Afganistan.

Në bisedë u diskutuan gjithashtu çështje ndërkombëtare dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Talibanët ditë më parë kishin rrethuar kryeqytetin Kabul dhe të dielën morën kontrollin e plotë të tij pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti.

Lajme të ngjashme