Pakdemirli: 125 nga 132 zjarre pyjore janë vënë në kontroll

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli bëri të ditur se janë vënë në kontroll 125 nga 132 zjarre pyjore në pjesë të ndryshme të Turqisë që shpërthyen në 5 ditët e fundit.

1684221

Pakdemirli, së bashku me ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, bëri një deklaratë për shtyp në lidhje me situatën e fundit në luftën kundër zjarreve në rrethin Milas të Muglas.

"Ne kemi vënë në kontroll 125 nga 132 zjarret që shpërthyen në 5 ditët e fundit, 7 prej tyre janë në vazhdim. Përveç kësaj, ekipet tona përkatëse u përgjigjën në 78 zjarre të tjera rurale", bëri të ditur ministri Pakdemirli.

Ai deklaroi se zjarret vazhduan në rrethin Manavgat të Antalies dhe rrethin Marmaris të Muglas, dhe se një zjarr tjetër shpërtheu në rajonin Sutçuler të Ispartas dhe se kanë filluar punimet për fikjen e zjarrit, ndërsa zjarri që shpërtheu në Hozat të Tuncelit u vu nën kontroll.

Pakdemirli tha se për ndërhyrjen ndaj zjarreve janë angazhuar 16 avionë, 9 dronë, 51 helikopterë, 1 helikopter pa pilot, 850 makina zjarrfikëse, 150 makina pune dhe mbi 5.000 personel.

Lajme të ngjashme