Turqia dhe Meksika diskutojnë për bashkëpunim në fushën e energjisë

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez u takua me homologen e tij meksikane Norma Rocio Nahle Garcia, e cila ndodhet në Stamboll për një vizitë zyrtare së bashku me delegacionin shoqërues.

1680722
Turqia dhe Meksika diskutojnë për bashkëpunim në fushën e energjisë

Turqia dhe Meksika diskutuan çështjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez u takua me homologen e tij meksikane Norma Rocio Nahle Garcia, e cila ndodhet në Stamboll për një vizitë zyrtare së bashku me delegacionin shoqërues.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e Ministrisë në Twitter, gjatë takimit u bisedua për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe për të ardhmen e energjisë në nivelin global.

Ndërkaq edhe ministrja meksikane Nahle Garcia në një postim të saj në Twitter falënderoi homologun e saj turk dhe tha: “Ne shkëmbyem mendimet në lidhje me sektorin. Vendet tona kanë një traditë të madhe të miqësisë dhe bashkëpunimit."



Lajme të ngjashme