Altun: Ndiqni “TRT World” dhe “AA” për lajme të sakta e të besueshme rreth zhvillimeve në Tunizi

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, deklaroi të hënën se lajme të sakta e të besueshme për zhvillimet në Tunizi mund të ndiqen nga llogaritë e TRT-së dhe AA-së, dy transmetuesit publikë të Turqisë.

1680326
Altun: Ndiqni “TRT World” dhe “AA” për lajme të sakta e të besueshme rreth zhvillimeve në Tunizi

Fahrettin Altun vlerësoi zhvillimet e fundit në Tunizi përmes një serie postimesh nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

“Turqia qëndron gjithmonë me demokracinë dhe njerëzit kudo që janë. Ne vuajtëm shumë në të kaluarën, kur pushteti nuk u transferohej përmes zgjedhjeve.

Prandaj jemi të shqetësuar për zhvillimet më të fundit në Tunizi dhe themi se demokracia duhet të rikthehet pa vonesë.

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) dhe Agjencia Anadolli (AA) e kanë mbajtur botën të informuar që nga fillimi për situatën e krijuar në Tunizi.

Ndiqni llogaritë zyrtare të TRT World dhe AA-së për azhurnime të sakta dhe të besueshme”, shkroi ai.



Lajme të ngjashme