Turqi – Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit të 45 personave në anijen e mbytur afër Antalies

Forcat Detare të Turqisë po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit të 45 personave të zhdukur në afërsi të Antalies.

1679172
Turqi – Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit të 45 personave në anijen e mbytur afër Antalies

Anija me 45 persona në bord u mbyt 161 milje në jugperëndim të rrethit Kas të Antalies.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare natën e kaluar rreth 60 milje në jug të ishullit Kerpe, një anije me 45 persona në bord ishte gati të fundosej.

Fregatat TCG Gelibolu dhe TCG Gokova mbërritën menjëherë në zonë. Pas mbërritjes së fregatave u fillua me punimet e kërkim-shpëtimit.

Brenda kufijve turq u shpall një "zonë  kërkim-shpëtimi", ndërsa për marinarët u lëshuan një komunikatë dhe anijeve tregtare që ndodheshin përreth iu caktua një zonë e kërkimit.

Bëhet e ditur se megjithë kushtet e pafavorshme të detit dhe motit dy fregata dhe avionë patrullues detarë të Komandës së Forcave Detare po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.

 


Lajme të ngjashme