Presidenti Erdogan vizitoi zonat e përmbytura në Rize dhe Artvin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se ata do të ndërtojnë 500 shtëpi në Rize, e cila u prek nga përmbytjet ku humbën jetën gjashtë persona.

1679213
Presidenti Erdogan vizitoi zonat e përmbytura në Rize dhe Artvin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se ata do të ndërtojnë 500 shtëpi në Rize, e cila u prek nga përmbytjet ku humbën jetën gjashtë persona.

Erdogan udhëtoi në rajon për të inspektuar qytetet Artvin dhe Rize, të cilat u goditën nga përmbytjet me reshje të mëdha shiu.

Duke iu drejtuar popullit pas namazit të xhumasë në rrethin Guneysu të Rizës, Erdogan tha se 6 qytetarë humbën jetën, 5 u plagosën, ndërsa shtoi se janë duke u zhvilluar punimet për të gjetur edhe dy persona të zhdukur.

Erdogan krëkoi mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në përmbytje dhe durim për familjen dhe të dashurit e tyre.

Duke theksuar se shteti mobilizoi të gjitha mundësitë e tij që nga momenti i fatkeqësisë, Erdogan tha se një total prej 2.860 personel dhe 705 automjete ishin vendosur në Rize, 328 prej të cilave janë personel kërkim-shpëtimi, ndërsa shtoi se 426 rrugët e mbyllura për shkak të fatkeqësisë u hapën për transport dhe se nuk ka probleme në ujin e pijshëm, energjinë dhe komunikimin.

Presidenti njoftoi se ndihma e nevojshme ka filluar për ata që janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se do të ndërtojnë 550 shtëpi për të prekurit nga përmbytjet e 15 korrikut në të gjithë Rizenë në radhë të parë.

"Le të jenë të qetë vëllezërit tanë nga Rize dhe Artvini, të cilët u prekën nga përmbytja. Shteti ynë qëndron pranë tyre me të gjitha mundësitë", deklaroi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme