“Defense News Top 100” – Dy kompani turke në mesin e gjigantëve botërorë të mbrojtjes 2021

Dy kompani turke kanë hyrë në “Defense News Top 100”, e cila konsiderohet si lista më prestigjioze në botë e industrisë së mbrojtjes.

1674169
“Defense News Top 100” – Dy kompani turke në mesin e gjigantëve botërorë të mbrojtjes 2021

Revista “Defense News”, organ shtypi ushtarak me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi rezultatet e listës “Defense News Top 100” për vitin 2021 në bazë të shitjeve të realizuara nga kompanitë e industrisë së mbrojtjes një vit më parë.

Këtë vit, Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN) hyri në listë në vendin e 48-të dhe Kompania Turke e Industrisë Ajrore e Hapësinore (TUSAŞ/TAI) në vendin e 68-të.

Në listë, ku u panë luhatje të mëdha në xhirot e kompanive për shkak të pandemisë, ASELSAN-i renditej e 48-ta dhe TAI e 53-ta në vitin 2020.

“Lockheed Martin” i SHBA-së kryeson listën e vitit 2021, ku mes vendeve të para spikasin edhe kompani të tilla si “Boeing”, “Airbus” dhe “Leonardo”.

Dhjetëshja e parë e listës “Defense News Top 100” të këtij viti ka 6 kompani nga SHBA-ja, 3 kompani nga Kina dhe 1 kompani nga Mbretëria e Bashkuar.



Lajme të ngjashme