Akar-Austin bisedojnë në telefon për çështjet rajonale të mbrojtjes dhe Afganistanin

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, realizoi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

1661409
Akar-Austin bisedojnë në telefon për çështjet rajonale të mbrojtjes dhe Afganistanin

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate të shkruar, Hulusi Akar dhe Lloyd Austin biseduan në telefon ditën e shtunë.

“Gjatë bisedë telefonike, pozitive dhe konstruktive, u shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale dhe dypalëshe të mbrojtjes dhe sigurisë pas Samitit të NATO-s”, theksoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Kurse në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Shtypit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), u theksua se Lloyd dhe Akar diskutuan bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimin e pranisë diplomatike në Afganistan.

“Lloyd riafirmoi edhe një tjetër herë rëndësinë e marrëdhënies së gjatë të mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe Republikës së Turqisë, si dhe falënderoi ministrin Akar për komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve për paqen dhe çështjet e sigurisë”, nënvizoi Zyra e Shtypit të Pentagonit.



Lajme të ngjashme