Turqia reagoi ashpër kundër dënimit të myftiut të Ksanthit me 15 muaj burg

Turqia ka dënuar dënimin me burg 15-mujor të Greqisë, të pezulluar për tre vjet, kundër Ahmet Metes, Myftiut të zgjedhur të Ksanthit.

1660550
Turqia reagoi ashpër kundër dënimit të myftiut të Ksanthit me 15 muaj burg

Turqia ka dënuar dënimin me burg 15-mujor të Greqisë, të pezulluar për tre vjet, kundër Ahmet Metes, Myftiut të zgjedhur të Ksanthit.

Ministria e Jashtme turke për ndëshkimin me dënimi me burg për Meten, i cili akuzohet për "prishjen e rendit publik" në Greqi tha: "Vendimi është një tjetër manifestim i politikave greke të shtypjes ligjore dhe frikësimit kundër myftiut, të cilin pakica turke e Trakisë Perëndimore ka zgjedhur me vullnet të lirë."

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria rikujtohet se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë edhe në të kaluarën për shkelje të shumta në kontekstin e veprimtarive të myftiut.

"Greqia përmes proceseve të saj ligjore me akuza të pabazuara synon të parandalojë myftitë të kryejnë lirisht detyrat e tyre fetare dhe shoqërore", thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash bëhet e ditur se: "Turqia shpreson që ky vendim i padrejtë të korrigjohet në fazat e ardhshme të procesit ligjor. Ne përsëri ftojmë Greqinë t'i japë fund praktikave të saj shtypëse që shkelin të drejtat dhe liritë themelore të pakicës turke të Trakisë Perëndimore dhe myftiun e zgjedhur së saj. Ne do të vazhdojë të ndjekim të drejtat e pakicës turke të Trakisë Perëndimore të garantuara nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare."

Gjykata Penale e Selanikut dënoi Ahmet Mete me 15 muaj burg, të pezulluar për 3 vjet, në një gjyq për akuzat e "prishjes së rendit publik dhe nxitjen e urrejtjes në popull" për krahasimin e kryetarit të atëhershëm të Partisë së Paqes, Barazisë dhe Miqësisë (DEB) Mustafa Çavusoglu me Presidentin themelues të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Rauf Denktas, gjatë një fjalimi në kongresin e partisë në vitin 2016.



Lajme të ngjashme