Erdogan kthehet në vend për pjesëmarrje në Samitin e SEECP

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili përfundoi kontaktet e tij në Azerbajxhan, është kthyer në vend.

1659635
Erdogan kthehet në vend për pjesëmarrje në Samitin e SEECP

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili përfundoi kontaktet e tij në Azerbajxhan, është kthyer në vend.

Presidenti Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan arritën në Antalie.

Erdogan do të marrë pjesë sot në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe nesër në Forumin e Diplomacisë në Antalie.

Nga 17 deri në 20 qershor, Antalia do të presë Forumin e Diplomacisë së Antalias, si dhe Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Pjesëmarrja në të dy samitet që organizohen nën patronazhin e Presidentit Erdogan, do të jetë shumë e lartë.

Në takime do të përgatiten vendimet e marra dhe Dokumenti i Strategjisë i Evropës Juglindore 2030.

Samitet do të kontribuojnë gjithashtu në promovimin e Turqisë dhe Antaliesë.

 


Lajme të ngjashme