Erdogan: I thash Presidentit Biden që të mos presin nga Turqia ndryshim për “S-400” dhe “F-35”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se i ka bërë me dije homologut amerikan, Joe Biden, që të mos priste nga Turqia hapa të ndryshme në lidhje me raketat “S-400” dhe avionët “F-35”.

1659967
Erdogan: I thash Presidentit Biden që të mos presin nga Turqia ndryshim për “S-400” dhe “F-35”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, Presidenti Erdogan u ndal mbi takimin e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, në kuadër të Samitit të NATO-s, mbajtur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës më 14 qershor.

“Unë i thashë (Bidenit) që të mos presin nga ne, si Turqi, që të ndërmarrim një hap tjetër si për (avionët) «F-35» ashtu edhe për (sistemin e mbrojtjes që Turqia bleu nga Rusia) «S-400». Sepse ne e bëmë atë që na takonte në lidhje me «F-35»”, u shpreh ai.

“Fakti që ju preferoni organizatat terroriste të luftuara nga aleati juaj, në vend që të mbështesni këtë aleat në shënjestër të terrorizmit, është një gabim historik. Ata që mbështesin organizatat terroriste dhe i inkurajojnë ato, herët a vonë do të kuptojnë se çfarë gabimi të madh kanë bërë”, theksoi lideri turk.

Erdogani nënvizoi edhe se pas vendimit të SHBA-së për t'u tërhequr nga Afganistani, Turqia mund të marrë më shumë përgjegjësi në këtë vend.

Më tej, kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen se Armenia duhet të fillojë të ndërmarrë hapa për ndërtimin e besimit.

“Ndarja me Azerbajxhanin e hartave të minave që ajo (Armenia) ka shtruar, do të ishte një hap i parë me rëndësi në këtë drejtim”, shtoi ai.

Kurse në lidhje me korridorin e Zangezurit, Presidenti Erdogan bëri këtë vlerësim: “Unë nuk mendoj që pala ruse synon ta vonojë atë. Përkundrazi, atje mbizotëron klima e ndihmës. Ne do të kemi një takim dypalësh me Putinin së afërmi.”



Lajme të ngjashme