Erdogan: Turqia do të jetë gjithmonë pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë e saj

Të mërkurën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Azerbajxhanit, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore.

1659297
Erdogan: Turqia do të jetë gjithmonë pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë e saj
aa_picture_20210616_24832024.jpg

"Jo vetëm Azerbajxhani, por edhe të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe Armeninë, dhe e gjithë bota do të përfitojë nga paqja dhe qetësia në Kaukaz. Ne besojmë se rruga për paqe të qëndrueshme kalon nga bashkëpunimi që të gjithë popujt dhe shtetet e rajonit do të zhvillojnë në bazë të besimit të ndërsjellë",- deklaroi udhëheqësi turk nga Bakuja.

"Sot ne jemi pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë që kemi. E gjithë bota duhet ta dijë që ne do të qëndrojmë pranë jush edhe nesër",- u tha Erdogan deputetëve azerbajxhanas.

"Ata që hedhin baltë mbi kombin turk me shpifje të ndryshme duhet së pari të shikojnë Kaukazin, të shikojnë Azerbajxhanin",- u shpreh Rexhep Tajip Erdoan dhe e vazhdoi kështu fjalimin e tij:

"Më vonë, nëse ua lejon ndërgjegjja e tyre, ne do të flasim me ta veçmas për akuzat që bëjnë. Kushdo që dëshiron të kuptojë dallimin midis civilizimit dhe vandalizmit le të vijë dhe të shikojë ndryshimin midis dy periudhave në Karabak".

Presidenti Erdogan tha se ata do të ishin të kënaqur ta shikojnë Shushan, qytet që këtë vit është kryeqyteti kulturor i Azerbajxhanit, si "Kryeqytetin Kulturor të Botës Turke" vitin e ardhshëm.

"Askush nuk duhet të shqetësohet nga kjo fitore (Fitorja e Karabakut, e fituar më 10 nëntor kundër Armenisë) sepse është fitorja e ndërtimit dhe jo e shkatërrimit; është fitorja e drejtësisë dhe jo e shtypjes e persekutimit”,- nënvizoi Erdoan.

"Karabaku është gjithashtu vendi ku u prishën planet e atyre që e shohin botën si arenë të ambicieve të tyre politike dhe ekonomike. Ne duhet t’i vlerësojmë të gjithë së bashku dhe sa më mirë mundësitë që na dalin përpara në mënyrë që askush të mos mund t’ia vendosë përsëri Kaukazit zinxhirët e robërisë",- tha lideri turk.

"Lehtësimi dhe pasuria që korridori Zangezur, i cili do të lidhë Nakhchivanin me Bakunë, do të sjellë në rajonin tonë është i papërshkrueshëm. Armenët gjithashtu do të jenë në gjendje të arrijnë me lehtësi në Moskë dhe botë përmes hekurudhës në korridorin e Zangezur, dhe kështu ata do të jenë në gjendje të shpëtojnë nga bllokada që i imponuan vetvetes", u shpreh Presidenti Erdoan.

"Ndërsa Armenia zgjidh problemet e saj me Azerbajxhanin, edhe ne si Turqi do të ndërmarrim hapat e nevojshëm",- përfundoi ai.



Lajme të ngjashme