Erdogan: Me Biden patëm një takim shumë produktiv dhe të sinqertë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan konfirmoi të hënën se kishte pasur një takim shumë produktiv dhe të sinqertë me homologun amerikan, Joe Biden.

1657955
Erdogan: Me Biden patëm një takim shumë produktiv dhe të sinqertë
Ərdoğan və Bayden.jpg

“Duhet të them që kemi pasur një takim shumë produktiv dhe të sinqertë”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Bruksel duke shtuar se asnjë problem në marrëdhëniet mes Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është i pakapërcyeshëm.

“Ne kemi rënë dakord të përdorim kanale të drejtpërdrejta të dialogut në mënyrë efektive dhe të rregullt, sikurse u shkon për shtat dy aleatëve dhe partnerëve strategjikë. Ne kemi diskutuar në mënyrë konstruktive mundësitë e bashkëpunimit në zonat ku kemi interesa të përbashkëta. Ne i shprehëm të njëjtat mendime Presidentit (Biden) për (sistemin e mbrojtjes raketore të blerë nga Rusia) S-400, siç i kishim më parë. Po ashtu shprehëm të njëjtat mendime për (avionët luftarakë) F-35”, theksoi ai.

“Ne mendojmë se hapësirat tona të bashkëpunimit janë më të gjera e më të pasura sesa ato problematike”, shtoi kreu i shtetit turk.

Erdogani u ndal edhe mbi çështjen e garantimit të sigurisë së aeroportit të Kabulit, kryeqytet i Afganistanit.

“Ne u thamë atyre (palës amerikane) se po konsiderojmë të marrim me vete Pakistanin dhe Hungarinë”, sqaroi shefi i Ankarasë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Sërish në lidhje me Afganistanin, Erdogani tha se mbështetja e SHBA-së në çështjet diplomatike, logjistike dhe financiare është thelbësore nëse trupave turke në Afganistan u kërkohet të mos largohen nga ky vend.

Ai po ashtu tha se Turqia në samitin e NATO-s e bëri të qartë se duhet të marrë fund mbështetja e dhënë për organizatën terroriste PYD/PKK.

Mes të tjerash, Erdogani bëri me dije se ai e ftoi homologun Biden në Turqi dhe se ai iu qas kësaj ftese pozitivisht.

Takimi Erdogan-Biden, zhvilluar në kuadër të Samitit të NATO-s në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ishte i pari mes tyre që kur lideri amerikan mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në muajin janar.



Lajme të ngjashme