Sentop uroi ditën kombëtare të Rusisë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop uroi ditën kombëtare të Rusisë.

1656632
Sentop uroi ditën kombëtare të Rusisë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop uroi ditën kombëtare të Rusisë.

Sentop përgëzoi ditën kombëtare të Federatës Ruse duke i dërguar nga një letër Kryetares së Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, Valentina Matviyenko dhe Presidentit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Vyacheslav Volodin.

Duke rikujtuar se viti i kaluar ishte 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike turko-ruse, Sentop deklaroi se këtë vit është 100-vjetori i Traktatit të Moskës, i cili është simboli i solidaritetit të treguar midis dy vendeve në kohët e vështira në fillim të shekullit të kaluar.

“Ne si kuvend jemi të kënaqur që në muajin mars mirëpritëm një panel ku diskutuam marrëdhëniet turko-ruse me rastin e 100-vjetorit të marrëveshjes së sipërmendur. Ne besojmë se marrëdhëniet tona të rrënjosura thellë do të zhvillohen edhe më tej në bazë të respektit të ndërsjellë dhe interesit të përbashkët me aktivitete të përbashkëta dhe veçanërisht kontributin e diplomacisë parlamentare”, shkroi Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop.



Lajme të ngjashme