Psaki iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin Erdogan-Biden

Ndërkohë që po afrohet takimi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, vazhdojnë të vijnë deklarata të reja nga të dy palët.

1655141

"Ka fusha ku ne mund të punojmë së bashku, si dhe ka gjithashtu edhe divergjenca", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Jen Psaki iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion ndërsa Biden po udhëtonte nga Uashingtoni për në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pritshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga takimi Erdogan-Biden, Psaki tha: "Ka fusha ku ne besojmë se është e rëndësishme të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive, ne gjithashtu kemi edhe dallime të forta mendimesh."

Zëdhënësja Psaki deklaroi se Joe Biden i dha përparësi takimit me Presidentin Erdogan në vizitën e tij të parë jashtë vendit dhe theksoi se takimi në 14 qershor (në samitin e NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës) do të ishte një mundësi për diplomaci kokë më kokë.

Pyetjes së gazetarëve, "A mund të marrim edhe tituj të veçantë si Siria?" ajo iu përgjigj duke thënë: "Nuk ka dyshim që të dy udhëheqësit do të flasin për çështje rajonale të sigurisë, çështje që u takojnë shoqërisë globale, duke përfshirë llojin e ri të koronavirusit (Kovid-19) dhe ekonominë. Ne do të japim më shumë detaje me afrimin e takimit dypalësh.”

Lajme të ngjashme