Sinirlioglu: Heshtja e KS të OKB-së ndaj sulmeve të Izraelit në Palestinë është e papranueshme

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Feridun Sinirlioglu tha se heshtja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj sulmeve të Izraelit në Palestinë është e papranueshme.

1640478
Sinirlioglu: Heshtja e KS të OKB-së ndaj sulmeve të Izraelit në Palestinë është e papranueshme

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Feridun Sinirlioglu tha se heshtja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj sulmeve të Izraelit në Palestinë është e papranueshme.

Turqia paraqiti një deklaratë me shkrim në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Palestinës dhe sulmet ajrore të Izraelit kundër Gazës.

Në deklaratë, Sinirlioglu dënoi agresivitetin e Izraelit dhe sulmet ajrore kundër Palestinës dhe i përcolli ngushëllimet e tij popullit palestinez për humbjet e jetëve të pafajshme, përfshi edhe fëmijët dhe foshnjat.

Ai ngarkoi me përgjegjësi qeverinë izraelite nën udhëheqjen e Benyamin Netanyahu për zhvillimet e fundit dhe rikujtoi se Izraeli u përpoq të detyrojë palestinezët të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe përsëri sulmoi palestinezët që faleshin në xhaminë Al-Aksa.

Gjithashtu ai dënoi marrjen në objektivë nga ana e Izraelit të shkollave në Gaza që varen nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dhe theksoi se sulmet ndaj shkollave janë krim lufte.

Sinirlioglu i bëri thirrje Izraelit të lejojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për mijëra palestinezë të zhvendosur nga Gaza.

"Ky Këshill nuk mund t'i bëjë më bisht përgjegjësive të tij ndaj popullit palestinez", shkroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Feridun Sinirlioglu.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop publikoi një mesazh në “Twitter”.

"Ne po ndjekim me keqardhje terrorizëm shtetëror që Izraeli po kryen dhe krimet e tij kundër njerëzimit, duke derdhur gjakun e myslimanëve të pafajshëm, ndërkohë që bota hesht për këtë. Është koha t’i thuhet ‘ndal’ Izraelit dhe për të mbështetur Palestinën në mënyrën më të fortë në kauzën e saj të drejtë. Turqia do të qëndrojë me vendosmëri në luftën për liri dhe drejtësi të vëllezërve dhe motrave tona palestineze ashtu siç ka bërë deri më tani”, bëri të ditur Sentop.

Më tej ai vijoi: "Edhe pse thirrja e OKB-së për t'i dhënë fund konfliktit kundër Izraelit dhe Palestinës dhe për t'u kthyer në negociata për një zgjidhje me dy shtete është një hap pozitiv, ky hap nuk është i mjaftueshëm. Kombet e Bashkuara duhet të vendosin urgjentisht në agjendë masakrat civile të Izraelit, terrorizmin shtetëror dhe krimet kundër njerëzimit që po bën Izraeli."

 


Lajme të ngjashme