Erdogani në telefon Papa Franceskut: Sulmet e Izraelit kanë në shënjestër tërë njerëzimin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi të hënën në telefon me Papa Franceskun, udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike dhe Sovran i Qytet-shtetit të Vatikanit.

1640743
Erdogani në telefon Papa Franceskut: Sulmet e Izraelit kanë në shënjestër tërë njerëzimin
erdogan-papa.jpg

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë përmes një komunikate të shkruar, në këtë bisedë telefonike u trajtuan sulmet e Izraelit ndaj Palestinës.

Duke theksuar se ajo çfarë po ndodh në Palestinë është një barbari e vërtetë, Erdogani deklaroi se shënjestër e sulmeve të Izraelit nuk janë vetëm palestinezët, por të gjithë myslimanët, të krishterët dhe njerëzimi në tërësi.

“Pushtuesi izraelit, i cili pengon qasjen në Xhaminë Al-Aksa dhe në Kishën e Varrit të Shenjtë, kufizon lirinë e adhurimit dhe masakron civilët e pafajshëm në territoret palestineze, ka përdhosur edhe dinjitetin njerëzor”, u shpreh ai duke theksuar se ky brutalitet, shkaktar i të cilit është Izraeli, kërcënon edhe sigurinë rajonale.

Kreu i shtetit turk vuri në pah se duhet të ndërpriten sa më parë praktikat e paligjshme çnjerëzore të Izraelit, të cilat gjithashtu shkelin statusin e Jerusalemit dhe se i gjithë njerëzimi duhet të bashkohet përballë Izraelit okupator, që nuk e sheh të dëmshëm sulmin ndaj vendeve të shenjta.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të japë një mësim dhe reagim parandalues, si dhe duhet të ndërmarrë hapa konkretë kundër Izraelit në këtë drejtim. Si Turqi, ne i kemi përqendruar përpjekjet në këtë pikë duke zhvilluar një aktivitet diplomatik intensiv në të gjitha platformat ndërkombëtare, sidomos në OKB, por Këshilli i Sigurimit nuk ka mundur të tregojë vetëdijen e nevojshme të përgjegjësisë”, potencoi ai.

Presidenti turk tha se palestinezët do të vazhdojnë të masakrohen për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare nuk ndëshkon me sanksionet e nevojshme Izraelin që kryen këto sulme.

“Mesazhet dhe reagimet që do të bëjë Papa Francesku për këtë çështje, janë shumë të rëndësishme nga pikëpamja e inkurajimit të botës së krishterë dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Erdogani mes të tjerash.



Lajme të ngjashme