Ushtarët turq parandalojnë një fatkeqësi të mundshme në Mesdheun Lindor

Plot 97 emigrantë të parregullt në një gomone, e cila ishte gati të fundosej në brigjet e Libisë, u shpëtuan falë nismës së luftanijes “TCG Gaziantep” të Komandës së Forcave Detare të Turqisë dhe ndërhyrjes së Rojës Bregdetare Libiane.

1639495
Ushtarët turq parandalojnë një fatkeqësi të mundshme në Mesdheun Lindor

Vëmendja e ushtarëve turq parandaloi një katastrofë të mundshme në Mesdheun Lindor.

Plot 97 emigrantë të parregullt në një gomone, e cila ishte gati të fundosej në brigjet e Libisë, u shpëtuan falë nismës së luftanijes “TCG Gaziantep” të Komandës së Forcave Detare të Turqisë dhe ndërhyrjes së Rojës Bregdetare Libiane.

Sipas informacionit të siguruar nga burime të sigurisë, fregata “TCG Gaziantep” me mision në ujërat territoriale të Libisë zbuloi më datë 13 maj një gomone të mbushur me emigrantë të parregullt, 28 milje larg Portit të Khomsit.

Kur u kuptua se një pjesë e gomones ishte shfryrë dhe emigrantët ishin në rrezik të madh, një helikopter në fregatën “TCG Goksu”, gjithashtu me mision në rajon, u ngrit menjëherë në fluturim për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Pasi Komanda e Rojës Bregdetare Libiane u informua për situatën, helikopteri ushtarak dhe fregata “TCG Gaziantep” filluan monitorimin nga afër të gomones me emigrantë të parregullt dhe pa kaluar shumë garantuan sigurinë e saj.

Me të mbërritur në zonë elementët e Rojës Bregdetare Libiane, të 97 emigrantët e parregullt u evakuuan nga gomonia. Mbytja e gomones menjëherë pas evakuimit të emigrantëve u cilësua si treguesi kryesor i parandalimit të një katastrofë e mundshme.

Burimet e sigurisë thanë se fregata e Komandës së Forcave Detare të Turqisë me mision në ujërat territoriale libiane luajti një rol të rëndësishëm gjithashtu në shpëtimin e 123 emigrantëve të parregullt më herët këtë javë dhe se luftanijet turke kanë dhënë një kontribut madhor në parandalimin e humbjeve të mundshme të jetëve në rajon.



Lajme të ngjashme