Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (13 maj), raportohen 11.534 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 11.534 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 238 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1639088
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (13 maj), raportohen 11.534 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 238 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 44.059.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 5.083.996 pasi 11.534 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 856 mijë e 763 pacientësh, nga të cilët 55.472 nga e mërkurë në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.765 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 201.295 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 50 milionë e 259 mijë e 943”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme