Erdogan bisedoi në telefon me Putin për situatën në Palestinë

Gjatë bisedës telefonike, krerët e shteteve diskutuan situatën aktuale në Palestinë dhe furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Turqi, njofton Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke.

1638452
Erdogan bisedoi në telefon me Putin për situatën në Palestinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

Gjatë bisedës telefonike, krerët e shteteve diskutuan situatën aktuale në Palestinë dhe furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Turqi, njofton Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke.

Presidenti Erdoan gjatë bisedës tha se Turqia e ka shprehur në formën të ashpër reagimin e saj për sulmet arrogante të Izraelit në Jerusalem, Gazë, Xhaminë Al-Aksa dhe ndaj palestinezëve, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e diskutimit të çështjes së dërgimit të forcave ndërkombëtare në rajon për të mbrojtur palestinezët paqësorë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të ndërhyjë në situatën palestineze përpara se kriza të zgjerohet dhe të japë një mesazh të qartë që i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet, theksoi Erdoan.

Presidenti Erdoan i tha Putinit se ai e vlerëson deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për zgjidhjen e çështjes palestineze sipas parametrave të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të bazuar në ekzistencën e dy shteteve.

Kreu i shtetit turk theksoi se demonstrimi i unitetit të pozitës së Turqisë dhe Rusisë mbi ngjarjet në Jerusalem është një mesazh i rëndësishëm.

Me këtë rast presidenti rus Putin i uroi popullit turk Fitër Bajramin dhe dëshiroi shëndet, lumturi dhe begati.

 


Lajme të ngjashme