Erdogan bisedon me Mbretin e Malajzisë dhe Emirin e Katarit për sulmet izraelite

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me Mbretin e Malajzisë, Sultan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah dhe Emirin e Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani.

1637993
Erdogan bisedon me Mbretin e Malajzisë dhe Emirin e Katarit për sulmet izraelite

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me Mbretin e Malajzisë, Sultan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah dhe Emirin e Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë në bisedën me Mbretin e Malajzisë u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe sulmet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve.

Në bisedë, Pesidenti Erdogan tha se duhet të qëndrojnë si një grusht dhe zë i vetëm kundër mizorisë së Izraelit ndaj palestinezëve duke sulmuar xhaminë Al-Aksa.

Erdogan shprehu besimin se Turqia dhe Malajzia do të bashkëpunojnë ngushtë në të gjitha platformat përkatëse, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam në lidhje me këtë çështje.

Edhe në bisedën e Erdogan me Emirin e Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani u shqyrtuan sulmet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve.

Presidenti Erdogan theksoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Katarit për të mobilizuar vendet e rajonit dhe opinionin ndërkombëtar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Jerusalemit, xhamisë Al-Aksa dhe Palestinës, është i rëndësishëm.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan edhe të hënën kishte biseduar me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe Emirin e Kuvajtit, Sheiku Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah dhe në të dyja bisedat ishin përqendruar tek sulmet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve. Më parë ai kishte zhvilluar nga një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

 


Lajme të ngjashme