Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 9 majit, Dita e Evropës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pa kontributin dhe mbështetjen e Turqisë është e qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë ekzistencën e tij të fortë.

1636856
Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 9 majit, Dita e Evropës
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pa kontributin dhe mbështetjen e Turqisë është e qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë ekzistencën e tij të fortë.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 9 majit, Dita e Evropës.

Duke deklaruar se Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, Erdogan tha se Unioni kohët e fundit është përballur me shumë probleme të tilla si kriza e refugjatëve, islamofobia dhe ksenofobia, brishtësia ekonomike dhe financiare, tërheqja e Britanisë nga anëtarësimi si dhe koronavirusi.

Duke nënvizuar se BE-ja ka nevojë për një ligjëratë të re, Presidenti Erdogan, shkroi: "Pengesa më e madhe që Bashkimi Evropian të bëhet një aktor i fortë global është mungesa e durimit dhe vizionit strategjik. Bashkimi Evropian ka nevojë për një strukturë të re institucionale, një vizion të ri, një ligjëratë të re që përfshin, veçanërisht rishikimin e mekanizmave të vendimmarrjes. ‘Konferenca e së Ardhmes së Evropës’ është nisur me një përcaktim të saktë, por për shkak të faktit se vendet kandidate nuk ishin të ftuara, që tani e ka dënuar veten në kallëpe të ngushta."

Duke shprehur se Turqia, e cila në aspektet historike dhe gjeografike dhe humane është një pjesë e Evropës, është e gatshme të bëjë pjesën e saj në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe rritjen e efektivitetit të saj, Erdogan u shpreh me fjalët: “Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë ekzistencën e tij të fortë pa kontributin dhe mbështetjen e vendit tonë.”

“Në një situatë të tillë, BE-ja nuk i ka përmbushur premtimet e saj për vendin tonë në rrugën e anëtarësimit të plotë dhe procesi ynë i anëtarësimit ka pësuar vështirësi. Fakti që disa shtete anëtare çështjet e tyre bilaterale me Turqinë i çojnë në korridoret e Bashkimit Evropian, ka robëruar Marrëdhëniet BE-Turqi dhe kanë dobësuar aftësinë e Bashkimit Evropian për të luftuar kërcënimet globale. Në dëshirojmë shfaqjen e aftësisë për të zbatuar marrëdhëniet e Unionit ndaj Turqisë nga një këndvështrim i matur dhe strategjik, i ndërtuar mbi respektin dhe besimin e ndërsjellë", tha kreu i qeverisë turke.

Erdogan deklaroi se pavarësisht nga standardet e dyfishta dhe pengesat ndaj të cilave bëhen ndaj Turqisë, ajo vazhdon qëndrimin dhe përpjekjet e saj të vendosura drejt anëtarësimit në BE, qëllimi i saj strategjik.

Duke deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në BE do të jetë pararojë për të hapur rrugën për ngritjen (zhvillimin) e një Evropë që është efektive në nivelet rajonale dhe globale, duke futur shpresë në rajonin e saj dhe të gjithë botën, si dhe qytetarët e saj (Turqisë), Erdogan tha: "Me këto mendime, unë shpresoj se" Dita e Evropës "do të bëjë që Unioni të kapërcejë verbërinë e tij strategjik dhe unë i përgëzoj të gjithë evropianët, veçanërisht qytetarët e mi, me rastin e 9 majit, Dita e Evropës."



Lajme të ngjashme