Erdogan: Jerusalemi është e gjithë bota, dhe myslimanët atje janë gjithë njerëzimi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje vendeve islame dhe gjithë botës për t’u vënë në veprim efektiv kundër sulmeve të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, Jerusalem dhe ndaj shtëpive të palestinezëve.

1636810

Në një postim në “Twitter”, Erdogan shkroi: "Unë e ftoj të gjithë botën dhe veçanërisht vendet islame që të vihen në veprim efektiv kundër sulmeve të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, Jerusalem dhe ndaj shtëpive të palestinezëve."

Në postimin me titull "Jerusalemi është e gjithë bota, dhe myslimanët atje janë gjithë njerëzimi", Erdogan vlerësoi duke shkruar: “Është detyrë e çdo myslimani që të mbrojë krenarinë, nderin dhe dinjitetin e qytetit të shenjtë të Jerusalemit.

Çdo sulm kundër vendeve të adhurimit dhe myslimanëve në Jerusalem, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa, do të thotë gjithashtu se jemi sulmuar edhe ne.

Është detyra e çdo individi që thotë "Unë jam njeri", që të kundërshtojë mizorët që ndotin me sulmet e tyre të paskrupullta, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese Jerusalemin, i cili është pjesë e shenjtë e të tre feve.

Cilido që indirekt mbështet sulmet e shtetit izraelit duke heshtur ose duke mos shfaqur një qëndrim të konsiderueshëm, bëhet ortak i përndjekjes, represionit që po përjetohet atje", theksoi Presidenti Erdogan.

Lajme të ngjashme