Ministri Çavusoglu zhvillon kontakte zyrtare në Slloveni

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu u takua me homologun e tij slloven Anze Logar në Slloveni, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

1633776
Ministri Çavusoglu zhvillon kontakte zyrtare në Slloveni

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu u takua me homologun e tij slloven Anze Logar në Slloveni, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Mevlut Çavusoglu zhvillon kontakte në Slloveni, e cila do të marrë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian (BE).

I ndodhur në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë ministri Çavusoglu, u takua me homologun e tij slloven, Anze Logar.

Pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve Çavusoglu dhe Logar organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke vënë në dukje se takimi ishte mjaft i dobishëm ministri Çavusoglu tha se në disa vende të BE-së ka filluar të krijohen probleme në fushën e të drejtave të njeriut dhe janë vërejtur rritje të rasteve të sulmeve islamofobe dhe antisemitike.

“Ne të gjithë së bashku duhet të luftojmë kundër kësaj dukurie”, deklaroi ministri Çavusoglu.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Sllovenisë Anze Logar nga ana e tij tha se ministri Çavusoglu e informoi në lidhje me kontaktet e tij në Libi dhe situatën aktuale në Afganistan.

“Kjo për ne ishte mjaftë e rëndësishme. Mirëpo përditësimi i marrëveshjes në lidhje me migrimin do të jetë njëra prej temave kryesore gjatë kryesimit të radhës të Sllovenisë”, bëri të ditur Logar, ndërsa shtoi se me Çavusoglun ndajnë mendime të njëjta për çështjen e intensifikimit të marrëdhënieve reciproke.

Në kuadër të kontakteve të tij ministri Çavusoglu u takua edhe me kryetarin e Bashkësisë Islame të Sllovenisë, myftiun Nedzad Grabus.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në median sociale në lidhje me takimin me myftiun Grabus, ministri Çavusoglu shkruan: “Përcollëm urimet tona për fillimin e ndërtimit të xhamisë së parë në Lubjanë dhe përurimit të Qendrës së Kulturës Islame.”

Çavusoglu e falënderoi myftiun Grabus, i cili do të largohet nga detyre,  për shërbimet e tij.

Pritet gjithashtu që ministri Çavusoglu si pjesë e kontakteve të pritet në takim nga Presidenti Borut Pahor dhe Kryeministri Janez Jansa.

Bisedimet pritet të përqendrohen në të gjitha aspektet e marrëdhënieve Slloveni-Turqi, si dhe procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

 


Lajme të ngjashme