Turqi – Neutralizohen 6 terroristë në Lice të Diyarbakirit

Bëhet e ditur se tre nga 6 terroristët e PKK-së të neutralizuar në zonën rurale të Lices të Diyarbakirit më 29 prill ishin në kërkim në kategoritë e kuqe, portokalli dhe gri.

1632978

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme, Suna Tas një nga terroristet e neutralizuara, e cila ishte bashkuar me organizatën terroriste nga Diyarbakiri në vitin 2011 ishte në kërkim në kategorinë 'e kuqe' me një shpërblim deri në 10 milionë lira turke.

Latife Hanibi kërkohej në kategorinë 'portokalli' me një shpërblim deri në 1 milion lira turke. Ajo vepronte si "e ashtuquajtur përgjegjëse për gratë në provincën Amedi të Rajonit Lice".

Ndërkaq terroristja Dilan Silsin kërkohej në kategorinë 'gri' me një shpërblim deri në 600.000 lira turke dhe vepronte në 'të ashtuquajturën provincën Amed të rajonit Lice'.

Terroristet u identifikuan si planifikueset e akteve terroriste në rajonin e Diyarbakir.

Lajme të ngjashme