Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (27 prill), raportohen 43.301 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 43.301 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 346 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1629519
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (27 prill), raportohen 43.301 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 346 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 39.057.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 4.710.582 pasi 43.301 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 167 mijë e 263 pacientësh, nga të cilët 45.592 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.549 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 282.192 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 46 milionë e 435 mijë e 343”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme