Erdogan falënderon Çavusoglunë për qëndrimin e tij ndaj ministrit grek, Dendias

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu për përgjigjet në konferencën për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë.

1625693
Erdogan falënderon Çavusoglunë për qëndrimin e tij ndaj ministrit grek, Dendias

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu për përgjigjet në konferencën për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Erdogan u shpreh në lidhje me konferencën e përbashkët të shtypit mes ministrit Çavusoglu dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. 

"Unë falënderoj ministrin tonë të Jashtëm edhe për përgjigjet që dha në takimin e tij me Ministrin e Jashtëm grek. Ne kurrë nuk do të përkulemi dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këmbë. Kombi ynë nuk është kurrë një komb që do të jetojë me zinxhirë skllavërie rreth qafës së tij", tha Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Çavusoglu kishte thënë: “Ne dëshironim që ky takim i parë të zhvillohej në një atmosferë më pozitive, por Nikos Dendias, për fat të keq, akuzimet në fjalimin e tij ishin jashtëzakonisht të papranueshme për vendin tim. Së pari, ai tha se Turqia shkel sovranitetin e Greqisë. Turqia është e aftë të mbrojë të drejtat e saj dhe veçanërisht të drejtat në Mesdheun Lindor dhe të popullit turk të Qipros dhe hapat e hedhura janë në këtë drejtim. /.../. Nëse vini këtu dhe akuzoni Turqinë, edhe unë jam i detyruar t’u jap përgjigje këtyre akuzave. Gjithashtu, në Turqi ne pranojmë pakicën ortodokse greke si të tillë, por ju atyre që thonë 'Unë jam turk' u thoni 'Jo ju nuk jeni një turk, ju jeni thjesht myslimanë’. Kjo nuk është as njerëzor dhe as në përputhje me ligjin ndërkombëtar.”

 


Lajme të ngjashme