Varank: Turqia nuk importon nga Kanadaja asnjë pjesë për dronet e saj

Ministri i Industrisë, Mustafa Varank ka thënë se Turqia nuk importon ndonjë pjesë për dronët e saj të armatosur (SİHA).

1620749
Varank: Turqia nuk importon nga Kanadaja asnjë pjesë për dronet e saj

“Nuk ka ndonjë pjesë për SIHA (dronët e armatosur turq) që Turqia e importon nga Kanadaja. Ka pasur kamera, të cilat u montoheshin SIHA-ve si një ngarkesë e dobishme, tashmë edhe ato (kamerat) i prodhon ASELSAN-i”, ka shkruar ministri i Industrisë, Mustafa Varank në një postim që ka bërë në profilin e tij në median sociale.

Kanadaja ka pretenduar se ka anuluar lejet për eksportin në Turqi të produkteve teknologjike që përdoren në prodhimin e dronëve turq (SIHA).

 


Lajme të ngjashme