Çavusoglu: Vendimi i Rusisë për të kufizuar fluturimet drejt Turqisë nuk është politik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se vendimi i Rusisë për të kufizuar fluturimet drejt Turqisë nuk është politik.

1620936

Në një prononcim të bërë për gazetarët në kryeqytetin Ankara, Çavusoglu bëri të ditur se kanë filluar bisedimet për bashkëpunimin në linjën e fluturimeve Ankara-Moskë dhe se nuk shohin arsye politike në këtë vendim dhe ky është një vendim i marrë plotësisht për arsye shëndetësore (në lidhje me koronavirusin e tipit të ri (Covid19).

Ai u shpreh se i kanë përcjellë Rusisë se duan të bëjnë të njëjtën gjë që bënë me Gjermaninë (në turizëm) vitin e kaluar dhe një delegacion rus do të vijë në Turqi për të parë në vend zbatimet shëndetësore.

Lajme të ngjashme