Çavusoglu pati një takim tresh me homologët nga Libia dhe Malta

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu pati një takim treshë me ministrat e Punëve të Jashtme të Libisë dhe Maltës.

1620079
Çavusoglu pati një takim tresh me homologët nga Libia dhe Malta

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u takua kokë më kokë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo, i cili është në Ankara për një vizitë pune.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet “Twitter”, Çavusoglu deklaroi me homologun e tij diskutuan për Libinë, Qipron çështjet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimin Evropian.

Me Bartolon ata diskutuan gjithashtu edhe për investimet e kompanive turke në Maltë, takimin e Këshillit të Biznesit dhe mundësitë e bashkëpunimit, duke përfshirë fushën e shëndetit. Çavusoglu ftoi homologun e tij në Forumin e Diplomacisë në Antalia, i cili planifikohet të mbahet në muajin qershor.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu pati një takim treshë me ministrat e Punëve të Jashtme të Libisë dhe Maltës.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet “Twitter”, Çavusoglu deklaroi se u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Necla el-Mengush dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo.

Në postimin e tij, ministri Çavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Libisë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim paqen, stabilitetin dhe rindërtimin në Libi në këtë kthesë historike. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe sigurinë e përhershme në Mesdhe, përfshirë edhe luftën kundër emigrimit të parregullt”, shkroi ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në postimin e tij në “Twitter”.

 


Lajme të ngjashme