Altun: Greqia mbështet organizatën separatiste terroriste PKK

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Greqia mbështet organizatën separatiste terroriste PKK.

1618396
Altun: Greqia mbështet organizatën separatiste terroriste PKK

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Greqia mbështet organizatën separatiste terroriste PKK.

Altun bëri një postim në anglisht në llogarinë e tij në “Twitter” për mbështetjen që Greqia i jep organizatës separatiste terroriste PKK.

Në një video 3 minuta tË gjatë ku shpjegohet lufta e Turqisë ndaj organizatave terroriste DAESH, FETO dhe PKK, Altun bëri këtë vlerësim: “Greqia mbështet organizatat terroriste, veçanërisht PKK-në. Ndërkohë që refugjatët e vërtetë po lihen të vdesin në Egje, terroristët e vendosur në të ashtuquajturit kampe refugjatësh brenda kufijve të Bashkimit Evropian, planifikojnë sulme vetëvrasëse dhe akte terroriste kundër Turqisë, anëtare e NATO-s. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund i imunitetit të Greqisë."

Në videon e postuar theksohet se pavarësisht luftës së vendosur të Turqisë kundër terrorizmit, disa vende të huaja ndihmojnë këto organizata terroriste.

Në videon, ku deklarohet se Greqia është bërë një strehë për të dy organizatat terroriste separatiste PKK dhe FETO, nënvizohet se kryeterroristi (i PKK-së) Abdullah Ocalan shkoi në Athinë në vitin 1999 dhe përdori një pasaportë greko-qipriote.

Në video duken pamjet ku Ocalan u kap ndërsa po transferohej nga rezidenca e Ambasadorit Grek për në Aeroportin e Nairobit. Gjatë gjykimit të Ocalan ai pohoi se si Greqia e kishte mbështetur organizatën terroriste separatiste PKK për vite me radhë.

Gjithashtu në video, ku theksohet se Ocalan tha se militantët e PKK morën trajnim për armë në kampin Lavrio, u nënvizua gjithashtu se kampi në fjalë është ende aktiv.

Ndërkaq bëhet e ditur se Greqia mbështeti haptazi anëtarët e FETO-s pas tentativës për grushtshteti të 15 korrikut dhe se puçistët që ikën në këtë vend po enden rehat në të gjithë Greqinë në vend që të ekstradohen.

Në video i bëhet thirrje të gjitha aleateve të NATO-s, veçanërisht Greqisë që të mbështesin Turqinë në luftën kundër terrorit.

 



Lajme të ngjashme