Reagime ndaj deklaratave të kryeministrit italian për Presidentin Erdogan

Politikanët turq kanë reaguar ashpër ndaj shprehjeve të Kryeministrit italian Mario Draghi kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

1617853
Reagime ndaj deklaratave të kryeministrit italian për Presidentin Erdogan

Politikanët turq kanë reaguar ashpër ndaj shprehjeve të Kryeministrit italian Mario Draghi kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop përmes «Twitter» ka deklaruar: “Ne i hedhim poshtë dhe i kthejmë fjalët e shëmtuara kundër presidentit tonë, të një njeriu që u bë kryeministër për shkak të dëshpërimit të Italisë. Një politikan i papërvojë dhe panivel është një barrë e rëndë dhe fatkeqe në kurriz të vendit të tij”.

Nënpresidenti Fuat Oktay përmes «Twitter» ka thënë: “Unë i dënoj shprehjet pahijshme dhe që e kalojnë kufirin të Kryeministrit Draghi dhe e ftoj atë të kërkojë falje për deklaratat kundër presidentit tonë të nderuar, i cili gjatë gjithë jetës ka menduar për interesat e vendit të tij dhe popullit të tij, i cili kundërshton fashizmin dhe tutelën e çdo lloji, që të gjithat zgjedhjet që ka marrë pjesë i ka fituar me besimin dhe mirënjohjen e lartë të popullit”.

Ndërsa zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalın në postimin që ka bërë në profilin e tij në median sociale ka reaguar kështu: “Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Michel deklaroi se nuk pati ndonjë problem ose një veprim të qëllimshëm të shkaktuar nga Turqia në protokoll, deklaratat e kryeministrit të emëruar të Italisë Draghi në adresë të presidentit tonë janë të paturpshme dhe të pabaza. Ne e dënojmë këtë deklaratë dhe korrigjimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun në postimin që ka bërë në italisht përmes llogarisë së tij në median sociale ka thënë: “Kryeministri i emëruar i Italisë e ka tepruar duke i thënë‘ diktator’ presidentit të nderuar Rexhep Tajip Erdogan, i cili është zgjedhur si president me 52% të votave të popullit turk. Ne e dënojmë ashpër këtë mënyrë të shprehuri që nuk ka vend në diplomaci. Ata që kërkojnë një diktator le të shikojnë historinë italiane”.

Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül përmes «Twitter» ka thënë: “Unë e dënoj deklaratën e Kryeministrit të Italisë, të cilin i mungon sjellja dhe edukata. Nëse ai kërkon një diktator, të kthehet pas e të shikojë historinë e tij”.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Turqisë thirri të enjten ambasadorin Italian për të dënuar deklaratat e Kryeministrit Italian ndaj Presidentit Erdogan.

Ambasadori Italian në Ankara, Massimo Gaiani, u thirr në Ministrinë e Jashtme Turke të enjten në mbrëmje, pas vërejtjeve të Kryeministrit Italian Mario Draghi kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas burimeve diplomatike turke, ambasadori italian u thirr për të dhënë shpjegime në lidhje me vërejtjet e bëra nga Mario Draghi lidhur me polemikat mbi protokollin e zbatuar në Ankara gjatë takimit midis presidentit turk, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

"Ne i dënojmë me forcë vërejtjet e papërshtatshme dhe mosrespektuese ndaj presidentit tonë", është mesazhi që iu përcoll ambasadorit italian.

Në një mesazh postuar të enjten në mbrëmje në «Twitter», shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu reagoi shumë ashpër ndaj fjalëve të Draghi. Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu goditi gjithashtu vërejtjet e kryeministrit italian. "Ne i dënojmë me forcë vërejtjet e papranueshme të Kryeministrit Italian për presidentin tonë të zgjedhur, i kthejmë vërejtjet e paturpshme," ka shkruar ai në «Twitter».

Sipas një deklarate, ambasadorit iu tha se fjalët e kryeministrit italian Mario Draghi ishin kundër frymës së aleancës Turqi-Itali.

 


Lajme të ngjashme