Çavusoglu: Nuk ka presion mbi Turqinë në lidhje me projektin e Kanalit të Stambollit

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu deklaroi se nuk ka presion mbi Turqinë në lidhje me projektin e Kanalit të Stambollit, i cili do të lidhë Detin e Zi me Detin Egje dhe se nuk është e mundur që Turqia të pranojë një presion të tillë.

1614845

Mevlut Çavusoglu mori pjesë në një kanal televiziv privat përmes lidhjes telefonike dhe bëri vlerësime për çështjen.

"Marrëveshja e Montrosë nuk rregullon vetëm kalimin nëpër ngushtica. Ka shumë kufizime në Detin e Zi, përfshirë sa anije mund të mbajnë vendet, tonazhin e saj, kohëzgjatjen e saj. Me fjalë të tjera, Kanali i Stambollit nuk ka asnjë ndikim në Marrëveshjen e Montrosë dhe anasjelltas", deklaroi Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu theksoi se të drejtat dhe interesat e Turqisë po mbrohen nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ai bëri të ditur se ata më parë kanë deklaruar se do të kenë marrëdhënie më të parashikueshme me administratën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe se ekzistojnë probleme të mbetura që nga periudha e ish-presidentit të ShBA-së Barack Obama, ndërsa rikujtoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Antony Blinken dhe se me të u takuan edhe në Bruksel.

Çavusoglu deklaroi se kur shikohet në mënyrë strategjike ka shumë çështje që bashkojnë Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi dhe SHBA-ja gjithashtu deklaroi se sa e rëndësishme dhe strategjike është Turqia.

Duke vënë në dukje se problemet midis dy vendeve kanë ekzistuar që nga e kaluara shefi i diplomacisë turke tha se ata janë në bisedime me administratën e re të SHBA-së për t'i kapërcyer ato.

Lajme të ngjashme