Erdogan: Hyrjet e kapitalit ndërkombëtar janë rritur kohëve të fundit

Presidenti Erdogan mori pjesë në Samitin e 11-të të Bosforit me video konferencë të organizuar nga Platforma Ndërkombëtare e Bashkëpunimit.

1597209
Erdogan: Hyrjet e kapitalit ndërkombëtar janë rritur kohëve të fundit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se hyrjet e kapitalit ndërkombëtare  në Turqi janë rritur kohët e fundit.

Presidenti Erdogan mori pjesë në Samitin e 11-të të Bosforit me video konferencë të organizuar nga Platforma Ndërkombëtare e Bashkëpunimit.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se Turqia është një nga vende e paktat që ka mbijetuar vitin e parë të epidemisë së llojit të ri koronavirusit (COVID-19) me dëme minimale në sajë të politikave të saj ekonomike dhe sociale.

"Falë forcës së infrastrukturës sonë shëndetësore, ne kemi ofruar të gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët tanë falas nga testi në trajtim. Ne ofruam mbështetje dhe ndihmë mjekësore për 157 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare gjatë ditëve të tyre më të trazuara," tha ai.

Duke deklaruar se shifrat e rritjes dhe eksportit të njoftuara javën e kaluar demonstruan suksesin e Turqisë në këtë periudhë të vështirë, Presidenti tha: "Turqia u rendit e dyta pas Kinës me një normë rritjeje prej 1,8 për qind në vitin 2020. Jemi përballë me një pamje të ngjashme të suksesit edhe në prodhimin industrial dhe eksportet."

Presidenti Erdogan gjithashtu tha se "Kohët e fundit ne shohim një rritje të flukseve hyrëse të kapitalit ndërkombëtar në vendin tonë. Në këtë kontekst, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të shpallur nga Qendra e Sektorit Privat të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) janë të rëndësishme në hartën e investitorëve në Turqi. Shpresojmë dhe jemit të vendosur ta vazhdojmë këtë vrulli edhe gjatë periudhës së ardhshme."

 


Lajme të ngjashme