Siri – Neutralizohen 2 terroristë të PKK/YPG-së

Në zonën operative “Mburoja e Eufratit” në Siri janë neutralizuar 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) përmes një postimi që ka bërë në «Twitter».

1596577
Siri – Neutralizohen 2 terroristë të PKK/YPG-së

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) e Turqisë njoftoi se 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG-së janë neutralizuar në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit" në Siri.

"Forcat tona komando neutralizuan 2 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët hapën zjarr provokues në zonën operative «Mburoja e Eufratit»",- thuhet në një postim nga llogaria e Ministrisë në «Twitter».

Ndërkaq në nënprefekturën Akçakale të Shanllëurfës (Şanlıurfa) janë kapur 4 kilogram lëndë eksplozive. Eksplozivi është gjetur në çantën e një terroristi të PKK/YPG-së, pjesë e një grupi 8 vetë që tentuan të hyjnë me rrugë të jashtëligjshme nga Siria në Turqi.

Pas sigurimit të informacionit se nga Rakka, e cilat mbahet e pushtuar nga PKK/YPG, do të vinte në Turqi për të kryer akte terroriste një grup terroristësh, forcat turke të sigurisë nisën punën për zbulimin dhe kapjen e grupit.

Ekipet e antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Rrethit në bashkëpunim me njësitë kufitare organizuan një operacion në zonën kufitare, që është në përgjegjësinë e Postkomandës Kufitare “Nëntogeri Dëshmor Ëzkul” [Şehit Teğmen Özkul Hudut Karakolu], dhe kapën 8 shtetas sirianë në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Turqi.

Në çantën e njërit prej këtyre terroristëve të PKK/YPG-së u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 kilogram lëndë plasëse, e ndarë në dy pjesë dhe e mbështetur me mina, telefona celularë, bateri dhe shumë dokumente të organizatës.

Pas marrjes së masave të duhura nga epiket e çaktivizimit të bombave lënda eksplozive e kapur u asgjësua në mënyrë të kontrolluar.

Vazhdojnë hetimet për verifikimin e lidhjeve të 7 të arrestuarve të tjerë me organizatën terroriste.

 


Lajme të ngjashme