Turqia hedh poshtë vendimet e Ligës Arabe

Turqia njoftoi të premten se ajo i hedh poshtë plotësisht vendimet e marra në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe.

1595760
Turqia hedh poshtë vendimet e Ligës Arabe

Ne i hedhim poshtë kategorikisht vendimet e pabaza të marra kundër Turqisë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, mbajtur më 3 mars 2021, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Edhe anëtarët e Ligës Arabe janë të vetëdijshëm se këmbëngulja e disa vendeve të Ligës Arabe, për të vazhduar akuzat steriotipe kundër vendit tonë me qëllim mbulimin e aktiviteteve rrënuese në vendet e tyre, në fakt nuk kanë vlerë për popujt miq dhe vëllezër arabë, vijon komunikata.

Është e qartë se disa anëtarë të Ligës Arabe kanë shprehur rezervat e tyre dhe kanë dalë kundër vendimeve të tilla, që janë marrë si rezultat i imponimit të disa qarqeve të ndryshme pa zhvilluar një proces transparent negocimi midis vendeve anëtare,- thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë.

Me qëndrimin e saj parimor dhe të vendosur Turqia është një nga vendet që bën më shumë përpjekje për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e saj dhe në botë. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve arabe dhe vendosja e unitetit të tyre politik janë ndër përparësitë më të rëndësishme të Turqisë në rajon,- vlerëson Ministria e Jashtme turke.

“Ne e ftojmë edhe një herë Ligën Arabe, që në vend që të ‘marrë në shënjestër’ me akuza të pabaza Turqinë, t'u japë përparësi paqes, prosperitetit dhe mirëqenies së popujve arabë dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në krijimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”,- përfundon komunikata me shkrim e Ministrisë.



Lajme të ngjashme