Ibrahim Kalin: Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut, një hap kritik drejt një kushtetute të re

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi të martën se Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut është një hap kritik në rrugëtimin për një kushtetutë të re.

1593730
Ibrahim Kalin: Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut, një hap kritik drejt një kushtetute të re

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kalin vlerësoi Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut që u shpall gjatë ditës nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut, hartuar me vizionin për individë të lirë, shoqëri të fortë dhe një Turqi më demokratike, është një hap kritik në rrugëtimin për një kushtetutë të re. Turqia ka vullnetin dhe vizionin e nevojshëm për të hyrë në vitin 2023 me një kushtetutë demokratike dhe liberale”, shkroi ai në median sociale.



Lajme të ngjashme