Presidenti Erdogan shpall të martën Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut

Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut, i cili është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, do të shpallet të martën nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

1592765
Presidenti Erdogan shpall të martën Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut

Theksohet se qëllimi përfundimtar i planit është “hartimi i një kushtetute të re dhe civile”.

Të ftuar në programin “Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut”, i cili do të shpallet pikë më pikë nga vetë Presidenti Erdogan, janë gjithashtu krerët e forcave politike të vendit.

Programi do të fillojë në orën 13:30 me kohën lokale të Turqisë, në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë.

Në program do të marrin pjesë gjithashtu Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, krerët e gjykatave të larta, anëtarët e kabinetit presidencial, përfaqësuesit e komuniteteve jomyslimane, ambasadorët e shteteve që kanë mision diplomatik në Turqi, përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, presidentët e organizatave joqeveritare, rektorë, dekanë, akademikë, juristë dhe gazetarë.

Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do të jetë dokumenti politik kryesor i Turqisë. Ai do të trajtojë legjislacionin dhe aktivitetet administrative mbi bazën e parashikueshmërisë së ligjit, transparencës dhe llogaridhënies. Me një theks të fortë mbi të drejtën e pronës, të drejtat e fituara, parimin se përgjegjësia penale është individuale dhe prezumimin e pafajësisë, ky plan synon një mori ndryshimesh në këto fusha.



Lajme të ngjashme