Forcat turke të sigurisë kapin 9 persona gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht kufirin nga Siria

Nëntë persona u arrestuan, pesë prej tyre anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët bënë përpjekje për të hyrë në vend ilegalisht.

1592919

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, 9 persona u arrestuan në vijat kufitare Sanliurfa/Ceylanpinar dhe Mardin/Kiziltepe, duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në vend nga Siria.

Gjatë hetimit u zbulua se 5 nga individët e kapur ishin anëtarë të organizatës terroriste PKK.

Ndërkohë, gjatë Operacionit të koduar “Kthetra e Tigrit” që zhvillohet në veri të Irakut u sekuestruan një numër i madh municionesh dhe mjeteve të jetesës në strehimoret e përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK.

"Me Operacionin Kthetra e Tigrit, ne vazhdojmë të hyjmë në strofkat e terroristëve në veri të Irakut. Sekuestruam 80 fishekë të pushkës së këmbësorisë AK-47, 25 karikatorë të pushkës së këmbësorisë AK-47, 18 karikatorë të pushkës Kanas, 1 mjetë shpërthyes të improvizuar dhe një pjesë të madhe të materialeve të jetesës që i përkisnin organizatës separatiste terroriste PKK", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Lajme të ngjashme