Turqia këtë verë do të testojë motorin e saj kombëtar të raketave hapësinore

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank njoftoi se motori hibrid kombëtar dhe origjinal do të dërgojë raketën, e cila do të kalojë kufirin e hapësirës këtë verë.

1592226
Turqia këtë verë do të testojë motorin e saj kombëtar të raketave hapësinore

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank njoftoi se motori hibrid kombëtar dhe origjinal do të dërgojë raketën, e cila do të kalojë kufirin e hapësirës këtë verë.

Ministri Varank vizitoi ambientet e kompanisë së Teknologjisë Hapësinore “Delta V” Stamboll, e cila prodhon motorë hibrid për raketën kombëtar brenda fushës së studimeve të programit hapësinor kombëtar.

Gjatë vizitës, ministri Varank u informua për aktivitetet e kompanisë dhe diskutoi karakteristikat teknike të modelit aktual të anijes pa pilot, e cila është planifikuar të bëjë "ulje të vështirë" në Hënë në vitin 2023.

Varank deklaroi se ata synojnë ta çojnë Turqinë në ligën hapësinore me Programin Kombëtar Hapësinor dhe të rrisin pjesën e ekonomisë në zhvillim të hapësirës, ndërsa vuri në dukje se misioni i Hënës ishte në krye të këtyre objektivave.

"Ne kemi një qëllim me dy faza në misionin hënor në vitin 2023 dhe 2028. Duam të krijojmë kontakt me Hënën për herë të parë në vitin 2023, duke përdorur teknologjitë tona kombëtare dhe origjinale. Në pjesën e parë të misionit tonë do të bëjmë ulje të vështirë në hënë. Do ta dërgojmë anijen tonë në Hënë duke shkrepur raketën tonë kombëtare dhe origjinale në orbitën e Tokës", tha ai.

Varank deklaroi se “Delta V” zhvilloi teknologjinë kombëtare dhe origjinale të motorit hibrid, një nga shtyllat më të rëndësishme të misionit hënor, dhe se këtë verë ajo do të lëshojë raketën e saj që do të kalojë vijën hapësinore.

 


Lajme të ngjashme