Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (24 shkurt), raportohen 9.561 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 9.561 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 72 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1590150
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (24 shkurt), raportohen 9.561 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 72 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19)Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.285.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.665.194 pasi 9.561 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 2 milionë e 540 mijë e 293 pacientësh, nga të cilët 5.297 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.200 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 124.015 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 32 milionë e 684 mijë e 747”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme