Kanali “TRT Belgesel” sjell në ekran serialin e stërvitjeve sfiduese të komandove turke SAT

Frymëzuar nga trajnimi sfidues i komandove të njësive për sulme nënujore (SAT), seriali dokumentar "Njësia Speciale Salamandër" do të shfaqet në kanalin dokumentar të Radio Televizionit Publik të Turqisë (TRT) nga 27 shkurt.

1589227

Sipas një deklarate të bërë nga TRT-ja, në serinë dokumentar "Njësia Special Salamandër", 13 sportistë civilë me aftësi të larta atletike bashkohen për të përfunduar një stërvitje të simuluar të frymëzuar nga java më e vështirë e trajnimit të komandove SAT pa u dorëzuar.

Frymëzuar nga trajnimi i komandove të SAT, dokumentari paraqet Bulent Kuru, një pjesëtarë i pensionuar i komandove SAT dhe shokët e tij, të cilët përdorin përvojën e viteve për t'i sfiduar kufijtë e sportistëve.

Pjesëmarrësit, të cilët zgjidhen duke përfunduar me sukses parapërgatitjet, në një ceremoni simbolike do të marrin "Certifikatën Salamandër" për përgatitjen e tyre në trajnim që përmirëson qëndrueshmërinë mendore dhe aftësitë e ekipit elitar.

Në dokumentar, ku atletët janë të ekspozuar ndaj pozicioneve të ndryshme të stresit me vetëm 8 orë gjumë për 6 ditë, vrapimet e gjata me kilometra, stërvitje fizike me orë të tëra dhe ndëshkimet e pafundme janë vetëm një pjesë e vogël e trajnimit.

Ky dokumentar, që është përgatitur nga producenti i dokumentarit "Akinci" dhe drejtuar nga Altug Gultan dhe Burak Aksoy, do të shqyrtojë trajnimet e komandove SAT ditën dhe natën dhe do t'i transmetojë ato në ekranet e kanalit dokumentar të TRT-së me episodin e parë që do të fillojë më 27 shkurt në orën 21.30 me kohën turke.

Lajme të ngjashme