Rekord i ri nga droni luftarak “Bayraktar TB2” i Turqisë: Mbi 300 mijë orë fluturim

Droni i parë luftarak vendës i Turqisë, “Bayraktar TB2”, ka shënuar një rekord të ri në historinë e aviacionit të vendit duke përfunduar me sukses 300 mijë orë fluturim.

1588273
Rekord i ri nga droni luftarak “Bayraktar TB2” i Turqisë: Mbi 300 mijë orë fluturim

Siç njofton kompania “Baykar”, prodhuese e sistemeve kombëtare turke të mjeteve ajrore luftarake pa pilot (të telekomanduara), droni “Bayraktar TB2” ka lënë pas një “gur kilometrik” e moment historik të rëndësishëm.

“Droni «Bayraktar TB2» vazhdon të shënojë risi në historinë e aviacionit turk duke përfunduar me sukses 300 mijë orë fluturimi. Kështu, një mjet ajror i kësaj kategorie, i cili është projektuar dhe prodhuar me kapacitete vendëse e kombëtare, u bë droni i parë kombëtar në misionin më të gjatë në qiell duke fluturuar 300 mijë orë”, deklaroi kompania “Baykar”.

Dronët luftarakë “Bayraktar TB2” përdoren në mënyrë aktive dhe efektive nga forcat turke të sigurisë në luftën kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit që nga viti 2014.

Turqia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Katari kanë në inventarin e tyre aktualisht 160 dronë luftarakë “Bayraktar TB2” që vazhdojnë me sukses misionet e tyre.

 


Lajme të ngjashme