Ambasada turke në Mianmar paralajmëroi qytetarët turq të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme

Ambasada e Turqisë në Nepido ka paralajmëruar qytetarët turq që jetojnë në Mianmar, ku ndodhi grushti ushtarak, të mos dalin në rrugë ose të udhëtojnë nëse nuk është e detyrueshme.

1575028

Ambasada turke në Nepido me anë të një deklarate kujtoi se në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se të gjitha fuqitë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore janë transferuar te komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Nënpresidenti me prejardhje ushtarake Myint Swe është shpallur kryetar i përkohshëm i shtetit, thuhet në deklaratë.

“Kuptohet që shumë zyrtarë të lartë qeveritarë janë ndaluar, si dhe kanalet televizive dhe linjat mobile janë ndërprerë në të gjithë vendin, ndërsa qasja në internet është kufizuar/ndërprerë në disa zona”, thuhet në deklaratë.

Ambasada turke gjithashtu paralajmëroi qytetarët turq që jetojnë në Mianmar duke thënë se “Ne i këshillojmë qytetarët tanë në Mianmar të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mosudhëtojnë, të ndjekin njoftimet e bëra përmes kanaleve lokale dhe të qëndrojnë larg zonave të mbushura me njerëz nëse nuk është e detyrueshme”.

Qytetarët turq në Mianmar do të jenë në gjendje të kontaktojnë ambasadën përmes llogarive të tyre në Twitter dhe Facebook dhe linjave të urgjencës "+9501662992", "+959405056552" për sa kohë që kanalet e tyre të komunikimit janë të hapura.

Lajme të ngjashme