Forcat turke të sigurisë neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së në Azez të Sirisë

Shtatë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG u neutralizuar në rrethin Azez të Sirisë.

1569820
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së në Azez të Sirisë

Shtatë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG u neutralizuar në rrethin Azez të Sirisë.

Terroristët hapën zjarr provokues me mortaja mbi Azez bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në llogarinë e saj në Twitter.

Në deklaratë thuhet se 7 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët qëlluan me mortaja mbi Azez u neutralizuan me mjete të mbështetjes së zjarrit.

Bëhet e ditur se në këtë kundërpërgjigje u shkatërruan edhe strehimoret dhe pozicionet e zjarrit të terroristëve.

Forcat e Armatosura Turke vendosën sigurinë kufitare me Operacionin “Mburoja e Eufratit” të kryer së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane më 24 gusht 2016 e që përfundoi në 31 mars 2017. Si rezultat i operacionit, Xherablus, Çobanbey, Dabik, Mare, Azez, Al-Bab, Biza'a dhe Kabbasin së bashku me zonat përreth në veri të Sirisë u çliruan nga organizata terroriste DAESH.

 


Lajme të ngjashme