Turqia shpëton 21 emigrantë të bllokuar në det
Në afërsi të brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit janë shpëtuar 21 emigrantë në një gomone që e kishte marrë rryma.
1569578

Një gomone me emigrantë në përpjekje për të dalë jashtë shtetit me rrugë të paligjshme filloi të zvarritet nga rryma e ujit për shkak të defektit në motor ndërsa ishte ende afër brigjeve të Seferihisarit.
Pas marrjes së thirrjes për ndihmë ekipe të Komandës së Rojës Bregdetare shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Fillimisht 21 emigrantët e parregullt u morën në bordin e anijes së Rojës Bregdetare turke, u nxorën në tokë dhe pas përfundimit të procedurave iu dorëzuan autoriteteve të Drejtorisë Rajonale të Migracionit.