Turqia përshëndet marrëveshjen Azerbajxhan-Turkmeni në Detin Kaspik

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shkruhet se është mirëpritur marrëveshja midis Azerbajxhanit dhe Turkmenisë për kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët të fushës së hidrokarbureve të quajtur "Dostluk".

1569176
Turqia përshëndet marrëveshjen Azerbajxhan-Turkmeni në Detin Kaspik

Turqia e kënaqur për marrëveshjet e arritur ndërmjet Azerbajxhanin dhe Turkmenisë në Detin Kaspik.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shkruhet se është mirëpritur marrëveshja midis Azerbajxhanit dhe Turkmenisë për kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët të fushës së hidrokarbureve të quajtur "Dostluk" në Detin Kaspik.

Në këtë deklaratë bëhet e ditur se marrëveshja do të përforcojë miqësinë ndërmjet dy vendeve.

“Ne dëshirojmë që kjo marrëveshje të forcojë më tej miqësinë midis dy vendeve, të jetë e mbarë për popujt miqësorë dhe vëllazërorë të Turkmenisë dhe Azerbajxhanit dhe të kontribuojë në prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit. Ne gjithashtu dëshirojmë që kjo marrëveshje të hapë rrugën për projekte për të rritur sigurinë e energjisë të Turqisë dhe pjesës tjetër të Evropës.”, shkruhet në deklaratë.

Shtrati i hidrokarbureve që njihen si “Serdar” në Turkmeni dhe “Kepez” në Azerbajxhan prej vitesh bëhej shkak për probleme diplomatike ndërmjet vendeve për shkak të përkatësisë dhe mënyrës së administrimit.

Ky shtrat që ndodhet në detin Kaspik në mes të pellgjeve të hidrokarbureve të Azerbajxhanit dhe Turkmenisë paramendohet se zotëron një rezervë nafte prej 60 milionë tonësh.



Lajme të ngjashme